1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kupa e Amerikës: Argjentina fiton lehtësisht edhe pa Messin, Lautaro i shënon dy gola Perusë

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur të shënojë fitore komode edhe në ndeshjen e tretë ndaj Perusë me rezultat 2:0, ndonëse mungoi Lionel Messi.

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ishte sërish në formë të lartë, ku shënoi dy golat e ndeshjes, për tre pikët tjera, me Argjentinën që e mbyll Grupin A me nëntë pikë dhe vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion.

Përballja që u zhvillua në Hard Rock Stadium (Miami Gardens, Florida) u dominua tërësisht nga Argjentina, si në posedim të topit, ashtu edhe në raste të krijuara.

Pavarësisht dominimit, pjesa e parë e takimit nuk prodhoi asnjë gol.

Ndërsa me të filluar 45 minutat e pjesës së dytë në shprehje erdhi Lautaro.

Zhvillohej minuta e 47-të kur Angel Di Maria asistoi shumë bukur për yllin e Interit, me këtë të fundit që realizoi në mënyrë fantastike për 1:0.

Martinez shënoi edhe një herë deri në fund të takimit. Ishte duke u zhvilluar minuta e 86-të, kur ai pranoi topin në mënyrë maestrale, duke lënë në tokë kundërshtarin e pastaj me shumë stil shënoi për 2:0.

Me rezultatin 2:0, Argjentina siguroi tre pikët e radhës, duke arritur në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Peruja u eliminua nga grupet.

Lautaro Martinez, në anën tjetër, me formë të shkëlqyer, tani është golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës 2024, me katër gola, dy më shumë se Balogun, Vinicius, Nunez e Araujo, ndërsa edhe e fitoi çmimin si lojtari më i mirë i takimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img