1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kundërshtojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e Paqësorit

Qindra ekonomistë të shquar, duke përfshirë tetë fitues të çmimit Nobel, thonë se zgjedhja e mundshme e republikanit Donald Trump si president, është “e rrezikshme, dhe shkatërruese”.
Në një letër të ngjashme, botuar gjithashtu në gazetën The Wall Street Journal, qindra ekonomistë të tjerë thonë se Hillary Clinton do të vazhdojë politikat që kanë bërë shumë pak për të nxitur rritjen e ekonomisë amerikane.
Një nga pak çështjet ekonomike ku të dy kandidatët e partive kryesore pajtohen është kundërshtimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e Paqësorit.
Donald Trump bën thirrje për shkurtime të thella taksash dhe regulloresh, ndërsa kërkon shtimin e prodhimit të naftës dhe qymyrit. Ai thotë se marrëveshjet e gabuara të tregëtive u kanë kushtuar vendet e punës miliona amerikanëve.
Trump do të rriste tarifat mbi mallrat kineze dhe meksikane dhe kërkon marrëveshje më të rrepta me partnerët tregëtarë.
Por ekonomistët thonë se Kina dhe Meksika do të përgjigjeshin me tarifa më të larta, duke ngadalësuar tregëtinë dhe rritjen.
Dhe kjo do të kushtonte vende pune, thotë Marcus Noland me Institutin Peterson:
“Ekonomia amerikane do të shkonte në një recesion të lehtë, humbjet e vendeve të punës në sektorin privat janë…..are 4.8 milionë.”
Demokratja Hillary Clinton mbështeti një marrëveshje të rëndësishme të tregëtisë së lirë të Partneritetit të Trans-Paqësor, kur ajo ishte sekretare e Shtetit, duke tërhequr kritika nga rivalët politikë.
Ajo tani e kundërshton atë, duke bërë që kritikët ta akuzojnë për oportunizëm politik. Por zonja Clinton thotë se marrëveshja TPP që ajo mbështeti nuk ishte ajo që doli nga negociatat përfundimtare; një marrëveshje që ajo thotë se nuk është shumë e mirë për punonjësit amerikanë:
“Unë nuk do të mbështesja asnjë marrëveshje që nuk ndihmonte në krijimin e vendeve të punës dhe paga më të larta për punonjësit amerikanë.\”
Ndërkohë, mbështetësi i Trumpit dhe miliarderi i teknologjisë Peter Thiel, thotë se zonja Clinton nuk i di shqetësimet e punëtorëve:
“E gjithë elita jonë predikon tregëtinë e lirë. Njerëzit e edukuar që hartojnë politikat publike shpjegojnë se importet e lira i bëjnë të gjithë fitimtarë sipas teorive ekonomike. Por në praktikë, ne kemi humbur dhjetra mijëra fabrika dhe miliona vende pune nga tregëtia e jashtme.”
Por investitorët janë me sa duket të shqetësuar më shumë nga Trumpi sesa nga Clintoni, sipas analistit Joel Prakken që foli përmes Skype:
“Ndërsa shanset e fitores së zonjës Clinton u rritën, të paktën sipas anketave, pamë që tregjet e askioneve u rritën dhe ndërsa shanset e saj ulen, shohim që tregjet bien”.
Ndryshimet e tjera ekonomike përfshijnë taksat.
Kritikët thonë se propozimet e Trumpit për shkurtimin e taksave do të ndihmonin të pasurit dhe do të shtonin borxhin kombëtar.
Clinton propozoi rritjen e pagës minimale, më shumë taksa për të pasurit dhe ndryshime taksash për të inkurajuar kompanitë amerikane të mbajnë vendet e punës në vend.
Megjithatë, kritikët konservatorët të Clintonit thonë se më shumë taksa do të thotë më pak rritje ekonomike.
Zgjidhja e borxhit të madh të Shteteve të Bshkuara është një çështje tjetër. Komiteti për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm thotë se asnjë nga kandidatët nuk ka një plan real për t’i vënë taksat dhe shpenzimet në një rrugë të qëndrushme, megjithëse thonë se qasja e Trumpit është shumë më e keqe nga ajo e zonjës Clinton.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img