0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kundërshtohet tatimi për tokat bujqësore

Paralajmërimi për mundësinë që edhe tokat bujqësore të mund të tatimohen, ka bërë që fermerët dhe sindikatat të kundërshtojnë këtë propozim të institucioneve të Kosovës.
Nga Ministria e Financave, bëjnë me dije se janë duke u diskutuar mundësitë më të mirë që tokat bujqësore të tatimohen pasi që sipas tyre, do të ketë shfrytëzim më të mirë, kurse sindikatat dhe fermerët konsiderojnë se kjo është e pa drejt pasi që ata nuk po kanë llogari që të punojnë tokën dhe pa ndonjë tatim, e lërë me të paguajnë ndonjë obligim ndaj shtetit.
Muharrem Shahini nga Ministria e Financave, ka bërë me dije se MF-ja, ka draftuar Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme ku përveç aplikimit të tatimit në objekte që aktualisht është duke u zbatuar.

“Në të ardhmen pritet të fillohet edhe me aplikimin e tatimit në tokë, prandaj para pak ditë kemi pasur edhe takime me kryetarët e komunave dhe asociacionin e komunave ku kemi diskutuar këtë Projektligj”, ka thënë Shahini për Rtklive.
Sipas tij MF-ja, në të ardhmen do të organizojë edhe diskutime në një spektër më të gjerë të përfshirjes së përfaqësuesve të Institucioneve si të nivelit lokal, nivelit qendror, me qytetarët si dhe do të jenë të kyçur edhe fermerët (bujqit) për të dhënë mendimet dhe komentet e tyre.
“Megjithëkëtë, në draft projektligjin aktual është menduar dhe propozuar që tokat bujqësore të mos tatimohen në mënyrë të barabartë, është propozuar që tokat bujqësore kultivuese (të punueshme) të tatimohen me të vlerë më të ulet se sa tokat bujqësore te cilat nuk punohen”, ka theksuar ai.
Shahini ka konsideruar se kjo mënyrë e vendosjes së tatimit për tokat bujqësore do të jetë një lehtësim për bujqit të cilat e punojnë tokën e tyre dhe në të njëjtën kohë do të jetë një stimulim për bujqit tjerë që tokat jo punuese t’i kthejnë në toka kultivuese.
Por bujqit janë kundër tatimit për tokat bujqësore.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK), Tahir Tahiri, ka vlerësuar se shteti duhet që të krijojë kushte dhe të ketë më shumë stimulime me subvencione, kredi të volitshme, treg – plasman të sigurt të produkteve bujqësore, infrastrukture rrugore dhe të energjisë elektrike, ndarje të drejt të grandeve dhe subvencioneve.
“Nëse do të arrihen këto që i ceka më lartë, atëherë edhe FSBK-ja pajtohet me ligjin në fjalë, bile unë mendoj që një Qeveri serioze e pa korruptuar, të nxjerrë edhe një ligj tjetër, që atyre që nuk e punojnë tokën përkundër sigurimit të kushteve të lartë cekur, tu merret toka në afat për 3-5 vjet për t’ia dhënë atij që e punon, me mundësi kthimi me kusht që të vazhdojë ta punon pronën e vet”, ka theksuar Tahiri për Rtklive.
Edhe bujku Gani Dobratiqi, ka thënë se nuk është e drejt që të paguhet tatim për tokat bujqësore.
“Nuk është e drejtë ky paralajmërim, për shumë arsye. Unë pres që të kemi diskutime dhe të mos bëhet ky ligj i cili direkt do të dëmtojë bujqit”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img