Site icon PrishtinaPress

Kundërshtohet superekspertiza për vdekjen e Arbenita Spahiut (Video)

Superekspertiza e kryer nga ekspertë të mjekësisë ligjore në rastin e vdekjes së Arbenita Spahiut nga Gjilani, ka konkluduar se nuk ka pasur shkelje të protokolleve klinike të trajtimit.

Po në këtë superekspertizë, siç transmeton KTV, vetëm dyshohet për shkakun e vdekjes së saj, dhe për diagnozë definitive është rekomanduar ndonjë institucion jashtë vendit.

Si shkak i vdekjes, bazuar në superekspertizën e lexuar në këtë seancë, ka qenë Embolia e lëngut amniotik, ndërsa kryetarja e komisionit për superskepertizë, Bergita Curri, ka thënë se është 80 % për këtë.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën Themelore në Gjilan, përveç dëshmisë së njërës nga specialistet e mjekësisë ligjore, ka filluar marrja në pyetje e të akuzuarave. Super ekspertiza, është kundërshtuar nga prokurori i rastit, Arben Ismajli.

Exit mobile version