Site icon PrishtinaPress

Kundërshtohet ndërtimi shtëpive për raste sociale në Kçiq të Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka identifikuar një hapësirë, pronë komunale në Kçiq të Vogël, në të cilën synon ta realizojë një projekt për ndërtimin e 6 shtëpive për familje në gjendje të rëndë ekonomike e sociale, por kçiqasit kanë kundërshtuar. Komuna vendos 17 familje të pastreha në ndërtesën e banimit social në Stan Tërg, ndërsa ka marrë përsipër për ta zgjidhur problemin e familjeve që u janë rrënuar shtëpitë në afërsi të Liqenit Akumulues.

Një projekt i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndërtimin e 6 shtëpive për familje me gjendje të rëndë ekonomike e sociale, në pronën komunale në Kçiq të Mitrovicës, është kundërshtuar nga banorët e këtij fshati. Ata pretendojnë se toka në fshatin e tyre e ashtuquajtur “utrinë”, që në fakt është tokë e Komunës, është hapësirë që i takon fshatit dhe nevojave të banorëve të fshatit, duke kundërshtuar Komunën që aty të ndërtojë shtëpi për familje të pastreha.

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar banorët e fshatit Kçiq i Vogël, të cilët i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me projektin e Komunës për ndërtimin e disa shtëpive në afërsi të fshatit për familjet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale, të cilat nuk e kanë të siguruar strehimin dhe nuk kanë mundësi që këtë ta bëjnë vetë.

 

Exit mobile version