Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë mbajtur aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja.
Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, foli për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, duke e quajtur çmenduri propozimin për heqjen e emirit të tij nga UP-ja.
Madje sipas tij, as popullin nuk do të pranojë një gjë të tillë.
“Hasan Prishtina ishte organizator i protestave të vitit 1915, dhe punoi pareshtur për çlirimin e territoreve të Kosovës. Hasan Prishtina jeton në zemrat e kuksianëve, i lavdishëm qoftë kujtimi i tij”.
“Të heq emrin prej këtij Universitete për mua është një çmenduri, sepse është një prej figurave më të ndritshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Populli nuk do ta pranoj këtë. Kategorikisht nuk duhet t’i hiqet emrin Universitetit të Prishtinës”.