Prishtina e ka marrë vesh sot se më kë do të përballet në rundin e parë kualifikuese për Evropa Ligën, në rast se së pari e kalon rundin preliminar.
Prishtina do të ndeshet me skuadrën Europa në rundin preliminar ,transmeton Gazeta Express.
Prishtina ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir kundër ekipit nga Gjibraltari, Europa, kështu u mësua sot në shortin e hedhur në Nyon.
Ndeshjet e para të rundin preliminar do të zhvillohen më 28 qershor, ndërsa ato të kthimit më 5 korrik.
Rundi i ri preliminar është futur për herë të parë për sezonin 2018/19.
Në rast se e eliminon Europan në rundin preliminar, atëherë në rundin e parë kualifikues skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të ndeshet me ekipin CS Fola Esch nga Luxemburgu.