Site icon PrishtinaPress

Kundërshtarët e Projekligjit për shëndetin riprodhues bëhen bashkë: “Diskutime të rëndësishme dhe domethënëse”

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është takuar me kryetarin e Partisë e Drejtësisë, Ferid Aganin.

Rrahmani ka shkruar se me Aganin kanë pasur diskutime të rëndësishme dhe domethënëse.

“Diskutime të rëndësishme dhe domethënëse si çdo herë…” – ka shkruar Rrahman në Facebook.

Kujtojmë se deputeti i VV-së, Eman Rrahman e po ashtu edhe Agani, janë kundër Projekligjit për Shëndetin Riprodhues.

Rrahmani në media është raportuar se ka krisur raportet me partinë e tij – Vetëvendoje – për shkak të mosvotimit të disa ligjeve.

Nuk dihet nëse Rrahmani e Agani do të bëhen bashkë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

Exit mobile version