5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kundërshtarët e mundshëm të FC Prishtinës në Evropë, analizë për secilin

Kanë mbetur edhe 9-të ditë kur në Nyon të Zvicrës më 12 qershor hedhet shorti i raundit paraeliminator i UEFA Evropa Ligës ku bëjnë pjesë 14 skuadrat me koeficientin më të vogël dhe ku vijnë nga 8 shtete evropiane (shtetet me nga 2 skuadra janë Malta, Gjibraltari, Ishujt Faroe, San Marino, Uellsi dhe Andorra, ndërsa me nga 1 ekip janë Lituania dhe Kosova).

Shtatë skuadrat bartëse që kanë koeficient më të lartë dhe që mund të ndeshet Prishtina me to vijnë nga 6 shtete, si Lituania, Malta me dy ekipe, Gjibraltari, Ishujt Faroe, San Marino dhe Uellsi.

Birkirkara, Maltë – Skuadër kjo nga qyteti më i madh i ishullit të Maltës prej 316 km2 me 445.000 banore, me të njëjtin emër, Birkirkara e cila shtrihet në qendër të Maltës me popullsi prej 22.000 banorësh. Birkirkara FC është themeluar më 1950. Është skuadra e 6-të më e trofeshme e Maltës me 4 tituj kampioni, 5 kupa dhe 7 superkupa. Në edicionin e sapo përfunduar e kanë mbyllur në vendin e 4-të me 11 pikë më pak se kampionët e Valletta-s kundër të cilëve janë mposhtur edhe në finale të Kupës.

Skuadra është profesioniste dhe në radhët e saj ka disa futbollistë internacional, duke filluar nga Kroacia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Brazili dhe Uruguji. Sipas transfermarkt skuadra vlen 2 milion euro, por nuk kanë futbollist që vlerësohet më lart se 200.000 euro. Skuadrën e udhëheq maltezi jo i njohur 48 vjeçari, Paul Zammit që preferon rreshtimin 4-1-4-1.

Birkirara merr pjesë në garat evropiane nga viti 1997 duke zhvilluar 50 ndeshje, duke arritur 5 kualifikime prej tyre më së shumti në edicionin 2016/17 duke kaluar dy raunde (ka eliminuar Shiroki Brijeg të Bosnjës dhe Heart of Midlothian të Skocisë) dhe duke u eliminuar nga Krasndodari rus në dy ndeshje 0:3 dhe 1:3. Në të kaluarën janë përballë dy herë me skuadra shqiptare duke u eliminuar nga Partizani (2004/05) dhe Vllaznia (2011/12). Pra, kryesisht koeficienti prej 2.750 është arritur vetëm nga pjesëmarrja, por edhe nga edicioni 2016 kur kishte kaluar dy raunde.

Skuadra i zhvillon ndeshjet në stadiumin kombëtar të Maltës “Ta’Qali” prej 17.000 vendesh.

Trakai, Lituani – Skuadër kjo që vije larg kryeqytetit lituanes, Vilnius, 28 kilometra larg dhe ka marrë emrin nga liqeni dhe vendi turistik ku realisht nuk ka banorë rezident dhe ndeshjet e saj i zhvillon në stadiumin prej 5.400 vendesh “LFF Stdium” në Vilnius. Lituania, shtet ky në perëndim të Rusisë shtrihet në detin Baltik në sipërfaqe prej 65.000 km katror me afër 3 milion banor.

FK Trakai është klub i ri i themeluar vetëm më 2005-në dhe vetëm nga viti 2014 është promovuar në elitën e futbollit lituanes. Dhe, edhe pse klub i ri ia ka dalë që dy vite rresht të jetë nënkapion dhe njëherë vendin e tretë, ashtu siç ndodhet edhe tani në kampionatin lituanes i cili zhvillohet gjatë një viti kalendarik. Trakai më 2016 ka fituar Kupën e Lituanisë, por sukseset më të mëdha ka arritur në Evropë ku nga 6 pjesëmarrje nga viti 2015, vetëm njëherë nuk është kualifikuar.

Në vitin e parë ishte eliminuar në raundin e dytë, në vitin e dytë ishte eliminuar që në raundin e parë, por befasinë e madhe e kishte bërë në vitin e shkuar kur edhe Prishtina kishte marrë pjesë. Në raundin e parë kaloi skuadrën skoceze St Johnstone, kurse në raundin e dytë kishte eliminuar pas penalltive Norrkopingun që e eliminoi Prishtinën. Në raundin e tretë u ndal Shkëndija e Tetovës edhe pse kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi 2:1, loja kthyese në Strumicë ishte 3:0 për tetovarët.

Skuadra që nga transfermarkt vlerësohet 2.2 milion në radhët e saj ka disa futbollistë internacional si nga Ukraina, Rusia, Kongo, Izraeli, Rumania dhe Belgjika. Ka disa futbollistë me përvojë ndërkombëtare, por më i njohuri dhe më i vlerësuari nga transfermarkt me 250.000 euro është 33vjeçari ish-futbollisti i Evertonit, Diniyar Bilyaletdinov.

Skuadrës i prinë trajneri rus 44vjeçar Oleg Vasilenko që preferon të luaj 4-2-3-1, ndërsa më parë ka udhëhequr skuadra të kategorisë së dytë ruse, Ural dhe Sochi.

Europa F.C., Gjibraltar – Skuadra nga Gjibraltari, vend ky që së fundi është pranuar në organizmat e futbollit botëror, i shtrirë në jug të Spanjës me vetëm 6.7 km katror dhe me 32.000 banorë, historia e futbollit si vend i mbizotëruar nga britanikët vije shumë më herët, por ekspansionin e kanë arritur tani nëpërmjet garave ndërkombëtare. Skuadra e lartëpërmendur ka mbyllur kampionatin si e 4-ta me 12 pikë më pak se kampionët rekorder të këtij vendi, Lincoln.

Nga viti 2014 ka arritur që nga 5 edicione të kaloj një raund në vitin 2016 duke e eliminuar skuadrën armene Pyunik, por pastaj u mposhtë minimalisht nga suedezet e AIK në dy ndeshje me rezultat të njëjtë 1:0.

Skuadrës i ka prirë më parë edhe ish-trajneri i Shkëndijës, boshnjaku Bruno Akrapoviç (2014/15).

Skuadra që vlerësohet si amatore nga transfermarkt ka shumicën e futbollistëve spanjoll, por më të njohurit ka dy ganezë që kanë prekur pak futbollin edhe në Belgjikë e Holandë. Po ashtu edhe trajneri nuk është i njohur dhe që bëhet fjalë për një spanjoll që më parë ka qenë drejtor i klubit.

B36 Torshavn, Ishujt Faroe – skuadër kjo që vije nga kryeqyteti i Ishullit, Torshavn. Ishujt Faroe shtrihen në veri të Britanisë dhe në jug të Islandës me gjerësi prej 1.399 km dhe me popullsi prej 50.322 banorësh. Janë nën juridiksionin e Mbretërisë së Danimarkës.

Skuadra e B36 është gjysmëamatore dhe skuadra e 3-të më e trofeshme e ishullorëve me 11 tituj kampioni (së fundi më 2015), 5 kupa dhe 1 superkupë, ndërsa ndan stadiumin me rivalin e qytetit, me skuadrën më të trofeshme HB Torshavn. B36 ka siguruar pjesëmarrjen në Evropa ligë në edicionin e vitit 2017, ndërsa aktualisht në sezonin e këtij viti, e që Ishujt Faroe e organizojnë gjatë verës, ndodhën në pozitën e 4-të, larg rivalëve të qytetit, HB me 9 pikë.

B36, nga viti 1992, në Evropë i ka 18 pjesëmarrje dhe vetëm në vitin 2005 kishte kaluar raundin e parë duke eliminuar islandezët e IBV, por pastaj ishin eliminuar nga danezët e Midtjylland. Në fakt nga 40 ndeshje evropiane kanë regjistruar vetëm 3 fitore. Vitin e kalur ishin eliminuar që në start nga skuadra estoneze Nomme Kalju në dy ndeshjet me rezultat identik 2:1.

Nga transfermarkt vlerësohet vetëm me 500.000 euro, ndërsa në përbërjen e saj kanë tre internacional njëherësh të vlerësuar më së larti nga 100.000 euro, polaku Cieslewicz, islandezi Naes dhe estonezi Saag, por asnjëri prej tyre nuk kanë pasur ndonjë skuadër të njohur. Skuadrës i prin trajneri vendas 38 vjeçari Jakup Borg i cili e preferon rreshtimin 4-2-3-1.

Folgore, San Marino – Mikroshteti i San Marinos ka vetëm 61 km katror me rreth 33.000 banorë i rrethuar nga toka italiane. Skuadra e Folgores konsiderohet amatore dhe është themeluar në vitin 1972. Kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropa Ligë falë play-offit të komplikuar të ligës sanmarineze e cila është e ndarë në dy grupe. Është skuadra e tretë më e trofeshme e këtij shteti të vogël me 4 tituj kampioni.

Është pjesëmarrës në gara evropiane nga viti 2000 me gjithsejtë 5 paraqitje ku të gjitha i ka të regjistruara me humbje.

Skuadra vlerësohet nga transfermarkt rreth 75.000 euro dhe të gjithë futbollistët i ka me shtetësi të San Marinos ose Italisë. Përveç dy lojtarëve të dal nga Cesena e Italisë dhe vlerësohen me çmim në treg, të tjerët janë futbollistë të panjohur amator.

Folgore luan në stadiumin “San Marino stadium” me kapacitet 700 vende.

Bala Town, Uells – Uellsi është pjesë përbërëse e Mbretërisë së Bashkuar dhe shtrihet në pjesën e saj jugperëndimore me gjerësi prej 20.000 km katror dhe me rreth 3 milion banorë. Uellsianët kanë 3-4 skuadra profesionale si Swansea City apo Cardiff që marrin pjesë në kampionatin anglez, andaj skuadrat tjera të kampionatit uellsian konsiderohen gjysmëprofesionale dhe shumë larg asaj angleze, apo edhe të pjesëve tjera të Britanisë, si Skocia, Irlanda e Veriut.

Bala është pothuajse fshat turistik në veri të Uellsit me vetëm 2.000 banor dhe ndeshjet e saj në Evropë i zhvillon në stadiumin multifunksional të Rhyl me kapacitet prej 3.000 vendesh.

ala Town e themeluar më 1880, nuk e ka fituar asnjë trofe të Uellsit, por në Evropë merr pjesë nga viti 2013 me 4 pjesëmarrje ku në të gjithat është eliminuar, por ka arritur edhe dy fitore, të cilat megjithatë nuk i kanë mjaftuar të kalojnë raundin, si me Levadia Tallin (2013) dhe Differdange te Luksemburgut (2015).

Nga transfermarkt vlerësohet mjaft lartë me 975.000 euro, me futbollistin më të shtrenjtë (350.000 euro) nga akademia e Evertonit, mbrojtësi 28 vjeç, Irving

Gzira United, Maltë – Skuadra vjen nga qyteti i vogël i Gzirës në Maltën qendrore e themeluar në vitin 1947 dhe me shumë pak histori duke fituar vetëm njëherë Kupën (1973) kur edhe kishte marrë pjesë në garat evropiane dhe ishte eliminuar që në raundin e parë. Por, sivjet skuadra ia ka dalë të renditet e treta në klasifikim dhe për herë të dytë në histori të klubit do të marrë pjesë në garat evropiane.

Skuadra ka një mori futbollistësh internacional dhe të gjithë të vlerësuar gati me mbi 100.000 euro e më i shtrenjti konsiderohet ish-futbollisti i Veronës dhe Teutës, sulmuesi 30 vjeç, Amadou Samb. Skuadra nga transfermarkt vlerësohet me 1.8 milion euro. Kjo skuadër së bashku me Birkirara-n dhe Trakain konsiderohen më të fortat në raundin preliminar. (FC PRISHTINA)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img