Site icon PrishtinaPress

Kundërshtarët e Ballkanit, shumëfish më të vlefshëm se kampioni i Kosovës

Ballkani ka mësuar kundërshtarët e tij në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës është shortuar në grupin C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzen dhe Astanan.

Sipas Transfermarkt, Dinamo Zagreb është ekipi më i vlefshëm në këtë grup me 74.4 milionë euro, kurse pas tij vjen Viktoria Plzen me 29.23 milionë.

I treti për nga vlera është skuadra nga Kazakistani, Astana me 14.18 milionë dhe i fundit Ballkani me 5.48 milionë euro.

Pikërisht Astana e eliminoi Partizanin e Tiranës në play-offin e Ligës së Konferencës.

Kurse, kundërshtari tjetër i Ballkanit në grup, Viktoria Plzen e kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë kualifikues.

Exit mobile version