Banorët e Lagjes Mati 1 në Prishtinë janë në hall me një përrua që e përshkon vendbanimin e tyre.
Për ta është bërë pothuajse e padurueshme era kundërmuese që vjen prej tij. Kjo gjendje është shkaktuar sepse në përrua derdhen ujërat e zeza.
Banorët shprehen te zhgënjyer nga Komuna e Prishtinës nuk po intervenon në mbulimin e këtij përroi i cili fillon prej Matiqanit dhe vazhdon deri në lagjen Kalabria.
Ata thonë se kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të intervenoj sa më shpejtë, pasi që aty tashmë kanë filluar të shfaqen edhe insekte të ndryshme.