2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh në Prishtinë

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera.

Të gjitha gratë që u vranë si pasojë e dhunës do të përkujtohen edhe më 8 mars dhe do të kërkohet drejtësi për të gjitha rastet.

Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, prej orës 12:00 do të marshohet në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë. Ndërsa të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione do të shpalosen çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img