Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë i ftuar në një emision të debatit në Kanal 10. Në debat, z. Krasniqi, që është edhe kunat i Albulena Haxhiut, ka bërë një deklaratë të fortë.
Gjatë ecurisë së debatit, ku i ftuar ishte edhe Azdren Shala, aktivist i Partisë Social Demokrate, z. Krasniqi tregoi se do t’i thotë “argat i Serbisë” kujtdo që e nënshkruan “Zajednicën”, siç ai i referohet Asociacionit.
“Në momentin qysh kam thënë “Isë, Isë, argat i Serbisë”, e kam thënë në Kanal 10, ka me dal me thanë në këtë debat, ai që e bën “Zajednicën. S’ki nevojë me bo pakt.” – ka me thanë qysh kam thënë për Isën.