Site icon PrishtinaPress

Kultivonin kanabis “nën hundën” e policisë, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë për kultivim të kanabisit.

Bëhet me dije se pas disa hetimeve policia belge ka arritur të zbulonte aktivitetin e dy shqiptarëve.

Efektivët zbuluan një banesë të kthyer në “shtëpi bari”, jo më larg se 100 metra nga ndërtesa qendrore e policisë në zonën e Roeselare.

Në banesë janë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi, shishe bosh plehrash, mbetje bimore, etj.

Ndërkohë shqiptarët e arrestuar nuk kanë pranuar se kanë lidhje me ngjarjen. Mësohet se autoritetet kanë arritur të zbulojnë shqiptarët nga lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.

Exit mobile version