1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kullat rrezikojnë të shemben, por kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ gjatë vitit 2019 e vizituan 800 mijë qytetarë

Kompleksi memorial “Adem Jashari” vazhdon të mbetet memoriali më i vizituar në Kosovë, pavarësisht gjendjes të keqe në të cilën është.

Xhevat Imeri, i cili tash e 20 vjet është ciceron në kompleksin memorial “Adem Jashari”, tregoi për Telegrafin për numrin e vizitorëve gjatë vitit 2019.

“Të gjithë ata që kanë marrë rrugë nga Kosova por edhe vendet tjera ta nderojnë këtë vend dhe këtë familje iu uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm , sepse kompleksi ‘Adem Jashari’, më të vërtetë vizitohet shumë. Vizitohet gjatë gjithë kohës, në 5 vitet e fundit mund të them se janë vitet që ka pasur më së shumti vizitorë. Gjatë këtij viti kanë qenë mbi 800 mijë persona”, ka thënë Imeri.

Xhevat Imeri, ciceron në kompleksin “Adem Jashari”

Ai tha se deri tani numri i vizitorëve ka kaluar shifrën 13 milionë.

Imeri tha së kompleksin memorial “Adem Jashari”, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Gjatë intervistës, ai foli edhe për punën e tij në këtë kompleks.

“Unë punoj që nga viti 2000, puna ne kompleks është një vend që duhet përkujdes, dhe çdo dite është risi, ka prej atyre momenteve që nuk janë të këndshme, një prej tyre ka qenë kur para Besartës më është dashtë të tregojë se çfarë ka përjetu ajo dhe familja e saj”, ka pohuar ai.

Kullat e Jasharëve në Prekaz (Foto: Korab Basha)

Në varrezat e kompleksit memorial “Adem Jashari”, prehën trupat e 61 pjesëtarëve të familjes Jashari, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe.

Kullat e Jasharëve në Prekaz

Ndryshe, kompleksi memorial “Adem Jashari”, është shpallur zonë me interes të veçantë nga Kuvendi i Kosovës./Telegrafi/

Kullat e Jasharëve në Prekaz

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img