7.4 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

Kukaj: Qeveria po vë themelet e një agjencie spiunazhi, e informatat janë pushtet

1984-shi i George Orwellit apo autokracia e Rexhep Taip Erdoganit, apo edhe më zi Bashkimi Sovjetik i Gorbachevit, mund të jenë realiteti i ri i Kosovës?

Kështu beson Dren Kukaj, ish drejtor në Komunën e Prishtinës, pas Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai e quan një gjë të tillë themelimin e “një agjencie të frikshme spiunazhi në Kosovë”.

“Sipas këtij drafti, secili do mund të spiunojë për secilin. Kolegu për kolegun. Komshiu për komshiun. E pafund është lista e atyrë që mund të sjellin informata dhe e gjatë është lista e atyre për të cilët mund të mbledhen këto informata. Në vende demokratike kjo është punë e prokurorit. Prej krejt vendeve të BE-së, vetëm Bullgaria ka një insitucion të ngjashëm.” – shkruan z. Kukaj.

Statusi i plotë:

Skenaret e zakonshme distopike të vendeve autoritare ku përgjithësisht qëndrojnë të lidhura përmes kontrolleve qeveritare burokratike disi do fillojnë të bëhet realitet falë Qeverisë dhe Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili tashmë sipas drafit të vet fillestar po synon t’i vë themelet e një agjencie të frikshme spiunazhi në Kosovë. Sipas këtij drafti, secili do mund të spiunojë për secilin. Kolegu për kolegun. Komshiu për komshiun. E pafund është lista e atyrë që mund të sjellin informata dhe e gjatë është lista e atyre për të cilët mund të mbledhen këto informata. Në vende demokratike kjo është punë e prokurorit. Prej krejt vendeve të BE-së, vetëm Bullgaria ka një insitucion të ngjashëm.

Këtu po bëhet një institucion jashtë organeve kushtetuese të sistemit të drejtësisë i cili do ketë një qëllim – të marrë sa më shumë informata për qytetarët e Kosovës. Pra, informatat janë ato që po i kërkon kjo Qeveri. E informatat janë pushtet. Ato janë kontroll.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img