0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kukaj e AAK-së: Doracaku nuk ka vend në shkollat tona

Kryetarja e Gruas së Aleancës së Kosovës, Diellza Kukaj, ka thënë se qeveria e Kosovës pas dështimeve të shumta, tani është kthyer ta godasë familjen.

Sipas saj, doracaku për edukim seksual nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë.

“Dështimet e kësaj qeverie nuk mbarojnë vetëm me politikën e brendshme e të jashtme, me izolimin ndërkombëtar të vendit apo me sanksionet që rëndojnë mbi Kosovën. Tani kanë kthyer goditjet mbi familjen, duke e cenuar këtë strukturë të lashtë dhe themelore të shoqërisë sonë. Ky doracak nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë. Ne kërkojmë që sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë dhe cilësor, e jo të shërbejë si mjet për politika antikombëtare”, ka thënë Kukaj.

“Doracaku i “edukimit seksual” i hartuar nga qeveria e Albin Kurtit jo vetëm që është tronditës dhe i papranueshëm, por është një përpjekje e turpshme që cenon familjen dhe vlerat tona kombëtare. Në një kohë kur shkollat tona vuajnë për një arsim cilësor dhe përqindjet tona në testimet ndërkombëtare si PISA janë poshtë standardeve më të ulëta, qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe destruktive. Në vend që të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të sjellë ndryshime reale në klasat tona, kjo qeveri përpiqet të na e cenojë të ardhmen, duke e përdorur arsimin si fushë për të eksperimentuar me politika të dëmshme me pasoja shkatërruese”, përfundoi Kukaj postimin e saj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img