Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se për më pak se një muaj mbi 20 shtete vizituan ekipin e tij për stërvitje të përbashkëta.
Reagimi i Kukës vjen pasi kësaj radhe xhudistë anglezë, polak, bullgarë e një xhudistë nga Republika Jugafrikane qëndruan në konakun e tij.
Ai shton se xhudoja e ka bërë Kosovën e qytetin e bukur të Pejës pikë të turizmit sportiv.
“Kontigjenti i huaj sportiv prapë në Kosovë! Kësaj radhe xhudistë Anglez,Polak,Bullgar e një xhudiste nga Republika Jugafrikane!”, shkroi Kuka.
“Diplomacia Sportive në vepër për më pak se një muaj mbi 20 shtete vizituan ekipin tonë për stërvitje të përbashkëta! Kosova duhet me vepra miq!”.