Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.
Kuka theksoi se Disi po tregon qëndrueshmëri për rrugëtimin e saj drejt medaljes olimpike.
“Distria 52 kg përsëri sjell medalje për Kosoven! Kësaj radhe e bronztë por në një rrugëtim drejt medaljes Olimpike ajo po tregon qëndrushmëri në formën e saj pavarësisht në çfarë faze të përgatitjeve jemi për momentin drejt Paris 2024”.
Ndërsa për Flaka Loxhan, Kuka theksoi se i mungoi fati.
“Flaka Loxha shënoj dy fitore dhe ishte afër të hyj në mesin e koloseve në 57 kg por skishte fat kësaj here! Neser garon Laura Fazliu 63 kg e pasnesër Loriana Kuka 78 kg”.
Trajneri i xhudos vuri në pah se Grand Slam është garë e nivelit më të lartë të Kupave Botërore në xhudo.