Një tubim madhështor është mbajtur dje në lagjen “Qyteti i Vjetër” të Prishtinës, ku kandidati për kryetar të kryeqytetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Përparim Rama, u prit me entuziazëm nga banorët, shkruan PrishtinaPress.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Kujtim Çoçaj, me numrin 52, i cili u mirëprit ngrohtësisht nga bashkëlagjtarët e tij. Çoçaj, i rritur në këtë lagje, gëzon përkrahje të gjerë nga qytetarët që e njohin për angazhimin e tij të vazhdueshëm për komunitetin.
Tubimi u karakterizua nga një atmosferë festive dhe pjesëmarrje e madhe e banorëve të zonës, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për projektet dhe vizionin e Përparim Ramës për zhvillimin e Prishtinës.
Tubimi përfundoi me një mesazh uniteti dhe besimi se LDK me Përparim Ramën dhe ekipin e tij do ta çojnë Prishtinën drejt një zhvillimi të ri urban e qytetar./PrishtinaPress/
