Site icon PrishtinaPress

Kujt po ia lagin fytin Devollët? Përplasen Selimi e Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është përplasur në Kuvend me shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin. Ata e kanë akuzuar partinë e njëri-tjetrit për lidhje partiake me Devollët, teksa po diskutohej projektligji që ua kufizon Devollëve fitimet dhe monopolin nga homologimi i veturave.

Tahiri ka thënë se është e dokumentuar se vetë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti financohen nga Devollët.

“Nëse për një parti politike është e dokumentuar që financohen nga Devollët… Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë një subjekt politik dhe një lider që financohen nga Devollët”, ka thënë Tahiri.

Në replikë, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ia ka kujtuar Tahirin kohën kur Adem Grabovci në përgjimet e publikuara të “Prontos”, dëgjohej duke i kërkuar Shkëlqim Devolit që “t’ia lagte fytin”.

“Veç po ta kujtoj, kujt iu pati tha fyti si parti politike. Mos se s’ju beson kush…. Njëra prej tyre është kjo e fytit, por jo e vetmja”, ka thënë Selimi.

Exit mobile version