Presidentja Vjosa Osmani, sot u pa të provonte një armë të gjatë, lloji kroat më i ri i pushkës.
Siç shihet në fotografi, Komandantja Supreme, duket që edhe shtiu me të, meqë ka të vendosura edhe kufje për mbrojtje nga ndotja akustike, transmeton klankosova.tv.
Fotografia u shkrep në kompaninë e prodhimit të armëve ”HS products”, në Karlovac të Kroacisë.
Një moment të ngjashëm e pati ndarë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, veçse kjo kur kishe qëndruar për vizitë në kazermën ”Adem Jashari”.
Më 2015-ën, gjatë aktiviteteve ku shënohej Dita e FSK-së, ajo shihet të mbante në duar po një armë të llojit të gjatë po ashtu.
E duke qenë se kjo nuk është hera e parë që lideret shtetërore të Kosovës, ekspozohen duke provuar armë, vlerësojeni ju se kujt më shumë i ka hije pushka!