Pak ditë më parë Adrola Dushi ka festuar ditëlindjen mes miqve të saj dhe kolegëve. Mes shumë fotosh ajo që ka tërhequr vëmendjen është një foto e Adrolës me mikun e saj Mand Peza.
Ata shihen të përqafuar me shumë dashuri, pasi janë miq të vjetër që prej kohës kur Adrola sfilonte në pasarelat e “Geraldina Sposa”. Një moment ky mjaft i veçantë e i sinqertë mes shokësh.
Por sigurisht të gjithë prisnim një përqafim të tillë, nga Capital T pasi dyshja flitet se janë në një marrëdhënie bashkë.