Site icon PrishtinaPress

“Kujt do t’i paguhen 1.2 milion euro për anëtarësim në Interpol?”

Kryetari i Grupit Parlamentar i LDK-s Avdullah Hoti, përmes një postim i në Facebook ka e ka quajtur gabim tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në Interpol.

Ai ka kërkuar sqarim se kujt do t’i paguhen paratë për lobim në këtë organizatë ndërkombëtare të cilat sot i ka ndarë Qeveria e Kosovës pasi për anëtarësim ose jo votojnë qeveritë e vendeve anëtare.

Ky është postimi i Hotit:

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.

Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?

Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur

Exit mobile version