4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kujdes nga mikrovala se është rrezikshme për ngrohjen e ushqimeve

Mikrovala mund të jetë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve pas një dite të gjatë në punë, por ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndet.
Sipas ekspertëve, kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohejnë toksina kancerogjene.
Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ata ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale.
Rick Hay, një nutricionist dhe ekspert i humbjes së peshës në ‘lilysoutternutrition.com’, ka zbuluar saktë se çfarë i bën ushqimi i mikrovalës trupit tuaj.
Rick thotë se përbërës të ndryshëm karcinogjenik lëshohen nga plastika në mikrovalë, të cilën e përdorim për të ngrohur ushqim në një mikrovalë, transmeton Gazeta Express.
“Këto toksina hyjnë në ushqim, dhe duke e ngrënë ushqimin, ato hyjnë në trupin tuaj”, shpjegoi ai.
“Toksinat shtesë vendosin një presion shtesë në sistemin tuaj imun dhe të tretjes. Ato mund të kenë një efekt të keq në fertilitet, balancë të hormoneve, shtypje të gjakut, shëndet kardio vaskular, disponim dhe epsh gjithashtu”, shtoi ai.
Sa më shumë ta përdorni mikrovalën, aq më të ekspozuar jeni ndaj këtyre substancave kimike të dëmshme.
Po ashtu, shqetësuese është edhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezatimit të lëshuar nga mikrovala. Kjo mund të ketë efekte tek gjumi, përqendrimi dhe nivelet e energjisë. Ekspertët rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img