Një hulumtim i kryer së fundmi në internet ka nxjerrë përfundimin se meshkujt që kanë një karakteristikë të caktuar të pamjes fizike, tradhtojnë më shumë.
Sipas studiuesve, më shumë se gjysma (52 për qind) e atyre që kanë pranuar se kanë tradhtuar partnerët e tyre në sondazh, kanë hundë të një madhësie mbi mesataren. Prej tyre, 78 për qind besojnë se femrat tërhiqen nga hunda e tyre e madhe.
Vetëm 18 për qind e atyre që tradhtojnë kanë hundë të vogla, sipas një sondazhi të uebsajtit britanik të takimeve illicitencounters.com, i cili pyeti anëtarët e tij nëse kishin tradhtuar partnerët e tyre me dikë me hundë të vogël, të mesme apo të madhe.
Megjithatë, vetëm 10 për qind thanë se gratë me të cilat tradhtuan kishin gjithashtu një hundë të madhe. Pothuajse gjysma – 47 për qind – thanë se kishin një hundë me madhësi mesatare dhe 43 për qind thanë se kishin një hundë normale.
“Disi duket shumë e përshtatshme që burrat me hundë të madhe kanë më shumë gjasa të tradhtojnë. Hundët e mëdha mund të mos jenë tipari më tërheqës, por ka diçka në to që përcjell një prekje mashkullore”, është shprehur zëdhënësja Jessica Leoni.