-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kujdes: Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrshëm çdo dy ditë, me siguri po bëni këto gabime

Një pjesë e mirë e gjinisë së bukur ankohet se flokët u bëhen të yndyrshëm për dy ditë

Nëse ky është rasti me ju, kontrolloni nëse po bëni këto gabime:

1. Shumë shampon

Nëse mendoni se një sasi më e madhe shamponi do të thotë se do t’i lani flokët më mirë, nuk është kështu në praktikë. Sasi të mëdha shamponi, si dhe larja e shpeshtë e flokëve, mund të stimulojnë rritjen e sekretimit të zbokthit. Flokët duhet t’i lani dy herë në javë dhe në vend të dy herë, aplikoni shampon vetëm një herë, transmeton Telegrafi.

 

2. Ujë i nxehtë

Dushi me ujë të nxehtë nuk është një ide e mirë pasi mund të thajë lëkurën dhe të shpëlajë vajrat e saj natyrale. Gjithashtu, larja e flokëve me ujë të nxehtë mund të shkaktojë tharje të tepërt të lëkurës së kokës, gjë që rezulton në një sekretim të shtuar të vajit për të kompensuar humbjen. Flokët duhet të lahen me ujë të vakët.

3. Furçat

Furçat e flokëve nuk lahen aq shpesh, megjithëse mbi to grumbullohen shumë papastërti dhe qeliza të vdekura të lëkurës. Përveç kësaj, materiali është gjithashtu i rëndësishëm. Nëse flokët tuaj yndyrosen shpejt, nuk rekomandohen furçat metalike. Furçat plastike me majë të rrumbullakosura janë një zgjedhje më e mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img