5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kuçi: S’kemi dallime me LDK’në rreth ushtrisë

Çështja e procedimit të projektligjit për ushtrinë nuk po e përçan koalicionin qeverisës, pavarësisht se që nga nisma e Presidentit Thaçi ka pasur deklarime të ndryshme nga zyrtarët e LDK’së dhe PDK’së për këtë çështje. Kështu së paku po deklaron Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ai ka thënë se lidhur me këtë çështje PDK nuk ka asnjë dallim me LDK’në dhe se në vazhdimësi ka koordinime lidhur me këtë proces.

“Nuk ka dallime në këtë çështje por jemi në proces të koordinimeve politike e institucionale”, ka thënë Kuçi të enjten për Express.

Ai ka bërë të ditur se çështja e themelimit të ushtrisë është pika më  përbashkët e e koalicionit qeverisës.

“Çështja e themelimit të ushtrisë është pika më përbashkuese e spektrit politik të Kosovës, respektivisht edhe të koalicionit”, ka thënë Kuçi.

E ndërkohë që për iniciativën e Thaçit,  Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar partnerin e koalicionit se kjo iniciativë po ndodhë vetëm për marrjen e meritave.
Në anën tjetër ndërkombëtarët nuk janë pajtuar me inicimin e presidentit Hashim Thaçi duke thënë se kjo për këtë çështje duhet të ketë konsensus të përbashkët edhe me serbët.

Ndërkaq Presidenti Thaçi ka qenë i prerë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet shumë shpejt. Projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri i është dërguar Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës ku kjo e fundit shpejt do ta bëjë procedimin e projektligjit për votim në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img