-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit (VIDEO)

Njohësi i çështjeve politike Fidan Ukaj në një intervistë për IndeksOnline është shprehur skeptik sa i përket zbatimit të marrëveshjes nga pala serbe.

Sipas tij, problematike mbetet edhe mosnënshkrimi i marrëveshjes nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Derisa ka komentuar deklaratat e Vuçiqit në lidhje me marrëveshjen, ai tha i njëjti do të bëjë presion mbi palën kosovare par zyrtarizmin e statusit për kishën ortodokse serbe në Kosovë, e po ashtu siç thotë ai do të ketë presion edhe për themelimin e vetëmenaxhimit të komunave me shumicë serbe.

Mes tjerash, Ukaj tha se kur të flitet që Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës, presidenti serb nuk do t’i respektojë.

Ai tha se Vuçiq do të respektojë vetëm një pjesë të marrëveshjes dhe jo të tërën.

“Tashmë e kemi një përgjigje të ndërkombëtareve, të Borellit dhe Lajçakut. Serbia është amnistuar nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Sipas tyre dakordimi ka qenë që momentin që palët të pajtohen qoftë rreth pikave të 27 shkurtit apo edhe të aneksit të zbatimit të 18 marsit, me publikimin e këtyre dy pjesëve në faqen zyrtarë të BE-së, marrëveshja ka hyrë në fuqi. Por, e shoh problematike mos nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Ashtu siç e dëgjuam Presidentin Vuçiq, se ai do të zbatojë një pjesë të marrëveshjeve dhe mundësitë për interpretim të Vuçiq është tashme e madhe, ai sigurisht se do të bëjë presion mbi palën kosovare për zyrtarizmin e statusit dhe kisha serbe ortodokse në Kosovë, e po ashtu edhe për formimin e asociacionin që tani po quhet vetëmenaxhim”, theksojë Ukaj për IndeksOnline.

Njohësi Ukaj tha se tani ka mbetur në duart e Bashkësisë ndërkombëtare të shihet se sa do të jenë të vendosur për palën që nuk e respekton implementimin e marrëveshjes.

“Kur te vie koha për zbatimin e pjesës së parë të pikave ku flitet për respektimin e sovranitetit, njohjen e dokumenteve siç janë targat, vulat doganore, unë jam i bindur që Vuçiq do të tërhiqet nga jo pjesë. Tani mbetet që Bashkësia ndërkombëtare të cilët do ta formojnë komisionin për mbikëqyrje të marrëveshjes të shohin se sa do të jenë rigoroz edhe të vendosur që palët që nuk e respektojnë implementimin e marrëveshjes të marrin masa ndaj tyre, edhe pse për këtë pjesë jam shumë skeptik që do të jenë rigoroz në penalitete për arsyeje se përderisa u tërhoqën nga nënshkrimi dhe zbatimi i penalitetëve ata të cilët nuk do të nënshkruajnë besojë që nuk do të jenë as rigoroz kur njëra palë do të tërhiqte nga marrëveshja. Serbia ka treguar në vazhdimësi së nuk është e gatshme që dhe nuk ka respektuar as marrëveshjet e kaluara”, tha mes tjerash Ukaj.

Kujtojmë se, takimi i fundit trepalësh mes kryeministrit të vendit, Abin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksander Vuçiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe me praninë e të dërguarit të SHBA, Escobar, në cilësinë e vëzhguesit është mbajtur në Ohër.

Takimi kishte në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit palët u darkodësuan më 27 shkurt në Bruksel.

Palët u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut në bisedimet që zgjatën për më shumë se 10 orë për të çuar përpara planin e zbatimit të propozimit evropian./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img