Site icon PrishtinaPress

Kuçi e PSD-së: Qeveria s’ka bërë asgjë pas vrasjes së grave, Sveçla e Albulena kanë ndërruar veç firmën e teshave

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi duke folur për vrasjen e gruas në Ferizaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar në këtë situatë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka deklaruar:

“Për çdo ditë gra te plagosura, gra te kercnume me vrasje dhe në fund gra të vdekura. Kjo Qeveri bash asnjë sen nuk e ka bë për me ndihmu”.

Në fund, ajo ka përmendur edhe ministrat Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu.

“Sveçla e Albulena, krejt çka kanë ndryshu janë firmat e teshave edhe lokalet ku rrijnë, për vete!” – tha ajo.

Ndryshe, një grua e moshës 21 vjeçare ka mbetur e vdekur sot pasi u qëllua me armë nga ish-bashkëshorti i saj.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i viktimës.

Exit mobile version