Site icon PrishtinaPress

Kuc: Jam i gatshëm ‘të vdes’ për Ballkanin

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League.

Kampioni i Kosovës mposhti Bate Borisovin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 4-1, shkruan IndeksOnline.

Dy gola nga Bleart Tolaj dhe nga një gol i Bajram Jashanicës e Armend Thaqit i dhanë fitoren skuadrës së Ballkanit.

Pas ndeshjes për mikrofonat e Super Sport foli edhe kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, i cili edhe pse i lënduar luajti deri në fund të ndeshjes.

“Urime Kosova, për të gjithë që e duan Ballkanin. Nuk është e lehtë të ndërrohet formacioni, kishim lojtarë të rinj, por prapë kemi treguar karakterin që e kemi. Sinqerisht për këtë grup mundem edhe me ‘vdek’ e jo të luaj futboll, falenderoj stafin që unë munda të vazhdoj lojën”, deklaroi Kuc për Super Sport

Exit mobile version