-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ku mbeti premtimi i Kurtit për kthimin e shkëlqimit të Trepçës?

Vetëm 3 vite kanë kaluar që kur kryeministri Albin Kurti fliste për padrejtësisë që u janë bërë minatorëve të Trepçës. Në shkurt të vitit 2020 në manifestimin “31-vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepçës”, Kurti kishte thënë se “greva e minatorëve u bë motori i lëvizjeve për rezistencë”. E tash asnjë fjalë për grevën disaditore të minatorëve.

Atë kohë, në fjalën e tij në atë manifestim, Kurti thoshte se kërkesat e tyre ishin “të drejta kushtetuese”. Madje kryeministri pati premtuar se qeveria e tij do të kujdeset për pasuritë publike.

Trepçën e pati cilësuar “thesar publik” me premtim që do t’ia kthejnë shkelqimin e saj.

“Minatorët e Trepçës vërtetë ishin minatorë me profesion por që të gjithë ishin avokatë me pasion. Minatorë, sepse duhej të ushqenin familjen e tyre e të pasuronin shoqërinë ndërkaq avokatë sepse duhej ta mbronin popullin dhe Kosovën. Ata ishin klasë punëtore por dinin për padrejtësinë ndaj popullit të tyre më shumë se sa udhëheqësit e kohës. Greva e minatorëve u bë motorri i lëvizjeve për rezistencë. Guximi i minatorëve do t’u jepte zemër fillimisht studentëve, intelektualëve e mandej edhe ushtrisë çlirimtare. 31 vjet më vonë shumë gjëra kanë ndryshuar në botë por shumë pak këtu në Trepçë. Këtu sikur koha ecën ngadalë e me zor. Punishtet kanë mbetur ashtu siç ishin, pa investime e mirëmbajtjen e duhur. Prodhimtaria është e mangët e minatorët janë rralluar e moshuar. Mirëpo tash kemi një qeveri e cila do të kujdeset për pasuritë publike. Trepça është thesar publik të cilin ne duam ta rivitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkelqimin e saj”, thoshte Kurti në shkurt të vitit 2020.

Ai po ashtu në një fjalim tjetër kishte thënë se “Trepça na nevojitet për zhvillimin tonë ekonomik, sepse një vend pune i minatorit nën tokë, i hap 4 vende pune tjera mbi tokë”.

Tash, 3 vite më vonë, “shkëlqimi” nuk është kthyer, kështu duke pasuar me grevë disaditore të minatorëve të Trepçës me kërkesa për të drejtat e tyre, raporton paparaci .

Për 10 ditë të grevës e as tash, Kurti nuk e tha asnjë fjalë. Ai as nuk u shkoi për vizitë asnjëherë grevistëve me të cilët dikur mburrej.

Kërkesat e minatorëve që nga hyrja e tyre në grevë e tyre janë: pagesat e pagave të ekzekutohen nga data 6 deri në datën 10 të çdo muaji pune; shkarkimi i menaxhmentit; sigurime shëndetësore dhe kushte më të mira të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img