7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Ku je o hajn?”/ Fëmijët i bërtasin Dodikut, ai mundohet t’i shpërqendrojë (VIDEO)

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik, nuk kaloi fare mirë gjatë një bisede që pati me disa fëmijë.

Një video që tashmë është bërë virale, dëgjohet se si vogëlushët e quajnë hajn.

“Gde si lopov?” apo në shqip “Ku je o hajn?”, dëgjohet teksa bërtasin fëmijët në prapavijë.

Ai buzëqeshi me zor pas këtij akti, duke qenë i shqetësuar dhe u mundua t’i shpërqendrojë fëmijët duke iu bërë pyetje.

Video është publikuar fillimisht në faqen zyrtare të presidencës, por që u fshi më pas.

Millorad Dodik, njihet për qasjen shoviniste edhe ndaj Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img