3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kthimi në shkolla në veri të Kosovës vihet në pikëpyetje, këto janë arsyet

Dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të ulen në bankat shkollore ose do të ndjekin mësimet online.

Institucionet arsimore në komunitetin serb në Kosovë punojnë sipas sistemit të Serbisë. Mësimi në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – u ndërpre në fund të majit, kur u rritën tensionet pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Nisja e mësimit në shkollat në veri të Kosovës më 1 shtator është i pasigurt, pasi në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, institucionet arsimore janë të vendosura afër objekteve komunale, ku ndodhet edhe Policia e Kosovës. Përballë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it – misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – të cilët kujdesen për sigurinë në veri që nga fundi i muajit maj.

Praktikat e mëhershme të ndërprerjes së mësimit

Përveç në muajin maj, mësimi në komunat në veri të Kosovës ishte ndërprerë edhe më 12 dhjetor të vitit 2022 për shkak të “situatës së përkeqësuar të sigurisë”.

Ndërprerja u bë pasi dy ditë më herët ishte arrestuar ish-polici serb i Kosovës, Dejan Pantiç.

Arrestimi i Pantiqit nxiti serbët të ngrinin barrikada në të cilat morën pjesë kryesisht punonjësit e institucioneve serbe, përfshirë edhe ata të arsimit. Nga barrikadat, profesorët mbajtën mësim online për gjimnazistët.

Gjithashtu, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave në veri kanë marrë pjesë në protestat e fundit para komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ata, përmes performancave të ndryshme, kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve.

REL-i i është drejtuar Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për institucionet arsimore në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kjo ministri u pyet se nga çfarë varet fillimi i vitit të ri shkollor në veri dhe pse prindërit ende nuk janë informuar.

As nga Ministria serbe e Arsimit e as departamenti për edukim për Kosovën në këtë institucion, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img