2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kthehet te familja e saj gruaja që u raportua e humbur

Pas kërkesës së mbrëmshme për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim të një gruaje, e cila nuk posedonte dokumente identifikimi dhe nuk i kujtohej as vendbanimi i saj, menjëherë ajo është identifikuar nga djali i saj.

Policia dje tha se ajo është hasur në lagjen Dardania të Prishtinës dhe kërkonte nga qytetarët që të identifikohet dhe të kthehet në vendbanimin e saj.

Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta në gjendje të mirë shëndetësore iu është kthyer familjarëve.

http://prishtinapress.eu/2020/01/11/kushdo-qe-e-njeh-kete-grua-ta-lajmeroje-policine-nuk-posedon-dokumente-identifikuese-e-as-adrese-banimi/

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat, në këtë rast edhe familjarët për bashkëpunim efikas dhe inkurajon të gjithë që shkëmbimi i informacioneve me Policinë e Kosovës rezulton gjithnjë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve, siç është rasti i identifikimit dhe kthimit në gjirin familjar të personit të publikuar dje në media”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img