Xherdan Shaqiri është i gatshëm për t’u kthyer në fushën e blertë me Stoke Cityn.
Pas një lëndimi që e ka mbajtur jashtë për më shumë se një muaj, mesfushori shqiptar është ftuar për ndeshjen e të mërkurës të Kupës EFL ndaj Hull Cityt.
Lojtari i lindur në Kosovë ka shkruar në rrjetet sociale për t’i njoftuar tifozët se është kthyer.
“Xherdan Shaqiri është përsëri në fushë”, shkruan në postimin e tij.
Stoke City e ka nisur keq sezonin e ri në Ligën Premier dhe ka vetëm një pikë pas pesë xhirove të para, ndërsa mban vendin e fundit në tabelë.