0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kthehet në rigjykim rasti ‘Pronto’

Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim rastin ‘Pronto’, raporton Gazeta Express.

Gjykata e Apelit më 30 qershor 2020 pati ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtorë Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin.

Ata ishin të dyshuar për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Në vendimin e Supremes të siguruar nga Gazeta Express, që është marrë më 19 prill, ky institucion ka aprovuar kërkesat e të akuzuarve për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe rastin e ka kthyer në rigjykim.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj.

“Po, po e ka kthy jo në Gjykatën e Shkalles së parë por në Gjykatën e Apelit, pasi kjo gjykatë e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Këta i ka shpallur fajtorë dhe Gjykata Supreme e ka dërguar kërkesën e ligjshmërisë prapë në Gjykatën e Apelit”, thuhet në përgjigjen e tij.

Po ashtu edhe zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, e konfirmoi për Express se rasti u kthye në rigjykim.

“Mundem të ju konfirmoj që me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, lënda në rastin e A.G është kthyer në rigjykim”, tha Antigona Uka-Lutfiu.

Për çfarë u dënua Grabovci?

Grabovci i cili në nëntë raste u akuzua për shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve në korrik të këtij viti u shpall fajtor nga Gjykata e Apelit për dy punësime të kundërligjshme, pasi paraprakisht ishte liruar nga akuzat nga Gjykata e Prishtinës.

Sipas Apelit, ai kishte krijuar privilegje në baza të përkatësisë politike në punësimin e Blerim Camajt dhe Afrim Dautit.

Bashkë me Grabovcin, me vendimin e Gjykatës së Apelit u dënuan edhe ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi dhe këshilltari politik Sadat Gashi.

Adem Grabovci u dënua me një vit e dy muaj burgim, Ilhami Gashi me një vit e katër muaj ndërsa Sadat Gashi me 8 muaj burgim. Me këtë vendim, tre të dënuarit nuk shkojnë në burg në rast se brenda 2 viteve nuk do të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Pas kësaj, i bindur në pafajësinë e tij, përkundër vendimit të Apelit, Grabovci pafajësinë e kërkoi në Gjykatën Supreme.

Mirëpo Gjykata Supreme pas shqyrtimit të ankesave të të akuzuarve dhe Prokurorisë Speciale, ka marrë vendim që të hedhë poshtë ankesat e palëve, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ta vërtetoi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img