Është lëshuar në funksion Blloku B2 i KEK-ut, i cili që disa ditë ishte jashtë funksionit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.
“Faleminderit gjithë punëtorëve të KEK-ut për angazhimin maksimal në punë për kthimin Blloqeve në prodhim.
Njëkohësisht besojë shumë që qytetarët e Kosovës do të kanë rrym.
Me respekt kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës”, ka shkruar ai.
Kapaciteti i këtij blloku është rreth 210 MË për orë. Rikthimi i bllokut B2 në funksion, pritet ta përmirësojë ndjeshëm furnizimin me rrymë në vend i cili në dy javët e fundit veç sa është përkeqësuar./Prishtinapress/