Advertisement
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se shumica e të kthyerëve kanë qenë në trajtim jashtë vendit.
“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia.
Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku.
Të gjithë të kthyerit sikur edhe në të kaluarën do të dërgohen në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për 14 ditë, për të shmangur kontaktet me njerëz të tjerë në rast se janë të infektuar me coronavirusin e ri.
Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve – prej tyre 123 janë shëruar. Numri i viktimave ka arritur të martën në 16. /Telegrafi/
PostAdss