2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kthehen nga shtetet tjera 39 qytetarë të Kosovës, do të vendosen në karantinë për 14 ditë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se sot në mëngjes i kanë kthyer në Kosovë 39 qytetarët të evidentuar nga ambasadat e Kosovës jashtë, ndërsa të gjithë do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Abdixhiku bëri të ditur se do të vazhdojë kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik.

“Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani”, shkruan ministri.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

E falënderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img