Site icon PrishtinaPress

Kthehen nga Kizhevaku eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës

Dhjetë viktimat e masakrës së Rezallës, trupat e të cilëve u gjendën në varrezat masive të Kizhevakut në Serbi, sapo janë riatdhesuar në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku u tregua se eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, Serbi.

Trupave të pajetë do iu bëhet homazhe në pikën kufitare në Merdarë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti.

Exit mobile version