Gazetari, Arsim Lani ka reaguar pas vrasjes se Faton Hajrizit në Serbi. Ai tha se me Hajrizin kishin kontakt të vazhdueshëm.
Lani në “Facebook”, ka shkruar se me Hajrizin, ka biseduar edhe sa ishte në arrati dhe i ka kërkuar të dorëzohet.
Sipas tij Hajrizi kishte plane për jetën dhe dalja nga burgu gjatë vikendeve e kishte bërë të kuptonte se çka ka është duke humbur jashtë.
Hajrizi i kishte thënë se “Atë ditë që marr vesh se nusja jem është shtatzënë, unë kthehem nga arratia në burg”.
“Fliste dhe i vinte keq për prindërit që ishin përballur me situata të vështira për shkak të sjelljeve të tij në dhe jashtë burgu. E ndjente vetën fajtor për gjendjen e tyre të rënduar nga shëndeti. Më fliste shumë për nevojën e tij për të krijuar familje. Në çdo telefonatë ai bisedonte për atë nusen që do të jetë nëna e fëmijëve të tij. “Atë ditë që marr vesh se nusja jem është shtatzënë, unë kthehem nga arratia në burg”, m’u përgjigj një ditë kur për të satën herë ia përsërita kërkesës sime të sinqertë për t’u dorëzuar. Kurrë nuk më foli për vrasje e aq më tepër për vrasjen e shqiptarëve. “Kusha jem” me thoshte “unë armiq i kam veç serbët dhe rusët”. Por me betohej se këto gjëra ia kishte lënë të kaluarës“shkroi ai.
Tutje gazetari bëri të ditur se herën e fundit që bisedoi me Fatonin ishte pikërisht nata kritike.
“Herën e fundit kur folëm ishte ajo nata kritike kur Fatoni u konfrontua me policinë serbe në Loznicë. Ai kishte qenë rrugës së arratisë nga Serbia e mua më thoshte se ndodhej diku në një vend të BE-së. Shfaqej i lumtur që kishte kaluar pa “therë në kamë” territorin e Serbisë. Edhe atë natë folëm për nënën e tij sepse e kishte parë intervistën me të ne Frontal. E pyeta nëse e kishte dëgjuar thirrjen e saj për t’u dorëzuar, por sikur s’deshi të hyj në këtë muhabet. “Shumë gjatë kam nejt në atë qeli”, ndërroi temë për t’ju shmangur pyetjes time. Duket s’ishte momenti për t’i dhënë përgjigje thirrje së nënës. U përshëndetëm për t’u dëgjuar prapë – për intervistë.
Të nesërmen u zgjova me lajmin se një policë serbë është vrarë në territorin e Serbisë nga një kosovar. E dita menjëherë se kush mund të jetë ky kosovari. I shkruajta, nuk m’u lajmërua. Duke e njohur, aq sa e kam njohur dhe degjuar per te, e parandjeva fundin e tij në formën si i erdhi“, shkroi Lani.