4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Krytari i Linzit të Austrisë i del në krah Kurtit: Agresioni s’duhet të jetë intrument i politikës ndërkombëtare, ju mbështes

Derisa kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përballet me kundërshtimin dhe presionin ndërkombëtar për veprimet dhe qëndrimet e tij për situatën në veri të vendit, atij i ka ardhur një mbështetje nga veriu i Austrisë.

Klaus Luger, kryetar i Linzit, qytetit të tretë më të madh në Austri, ia ka dërguar një letër Kurtit, duke ia shprehur mbështetjen për shtetin e së drejtës në veri.

Duke i treguar se i ndjek me “shumë shqetësim” zhvillimet në Kosovë dhe duke përmendur rëndësinë e Kosovës, Luger ka shkruar se “agresioni nuk duhet të jetë më një instrument i politikës ndërkombëtare” dhe ka kërkuar lirimin e policëve të rrëmbyer nga Serbia.

“Nuk mund të jetë në frymën e një shteti modern të mos pranojë një rezultat zgjedhor dhe ta kundërshtojë atë me veprime të dyshimta. Prandaj, unë vetëm mund ta mbështes thirrjen tuaj për kthimin e shtetit të së drejtës në ato zona ku banohen me shumicë serbe dhe ku kryetarët kosovarë tani duan t’u shërbejnë qyteteve”, thuhet në letrën që Luger ia ka dërguar Kurtit.


Ai ka dashur ta sigurojë Kurtin se mirëqenia e popullit të Kosovës është çështje shumë e rëndësishme për të.

“Jam i bindur se një bashkëjetesë paqësore dhe vlerësuese do të jetë një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tuaj”, thuhet në fund të letrës së Luger.

Kurti e ka falënderuar kryebashkiakun e Linzit.

“Dëshiroj ta falënderoj kryetarin e bashkisë së Linzit, Klaus Luger, për mbështetjen ndaj Kosovës në respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit në veri, si dhe për dënimin e tij ndaj agresionit të Serbisë, përfshirë rrëmbimin e tre policëve. Solidariteti demokratik europian është thelbësor”, shkroi Kurti në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img