2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për të “Zhdukurit me Forcë”: “Personat e zhdukur” është më e gjerë se nocioni i zhdukjes me forcë

Më 2 maj, Kosova e Serbia nënshkruan Deklaratën për Personat e Zhdukur me Forcë në periudhën që e përfshin nga 1 janarin 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Në Kosovë u bë debat për termin “me forcë”, ku sipas qeverisë, kjo nënkupton personat e zhdukur me dhunë, ndërsa opozita e kritikoi atë duke thënë se “me dhunë” dhe “me forcë” kanë dallim.

Në lidhje me termin “Persona të Zhdukur me Forcë”, zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Crystal Wells, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se nocioni “person i zhdukur” i referohet përgjithësisht personave që janë raportuar si të zhdukur për arsye që ndërlidhen me ndonjë konflikt të armatosur, e ku përfshihen edhe të zhdukurit me forcë.

“Terminologjia që përdoret në KNKK për personat e zhdukur është më e gjerë se nocioni i zhdukjes me forcë, i cili në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është përkufizuar si: Privimi nga liria nga autoritetet shtetërore ose nga personat ose grupet e personave që veprojnë me përfshirjen e shtetit, që pasohet nga ndonjë refuzim për ta pranuar privimin nga liria ose nga fshehja e fatit apo vendndodhjes së personit të zhdukur”, tha Wells.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img