Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klink Universitar të Kosovës dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, sot Kryqi i Kuq i Kosovës, ka dhuruar një autoambulancë për nevoja të Klinikës Emergjente në QKUK, me vlerë mbi 10 mijë euro.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të kësaj autoambulance morën pjesë, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dr. Rrustem Musa, zëvëndësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, znj. Feride Hyseni, krytare e Kryqit Kuq të Kosovës dhe dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.
Rrustem Musa, zëvëndësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, falënderoi Kryqin e Kuq të Kosovës për bashkëpunimin dhe ndihmesat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë e Kosovës. Sipas tij, kjo ndihmesë vjen në kuadër të ngritjes dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore që janë duke u bërë në shëndetësinë e Kosovës.
Ai tha se ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i kontribuar ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Në anën tjetër, Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimti Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pasi falenderoi donatorin për dhurim të autoambulancës, tha se pas investimeve në shërbimin emergjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, janë krijuar kushte shumë më të mira për pacientë dhe për stafin shëndetësorë që ofron shërbime mjekësore.
Drejtori Sejdiu, rikujtoi edhe Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë dhe Kryqit të Kuq të Kosovës, ku ekipet vullnetare të Ndihmës së Parë nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ofrojnë asistencë teknike për stafin shëndetësorë të Klinikës Emergjente.
Feride Hyseni, kryetar e Kryqit të Kuq të Kosovës, përmendi disa nga aktivitetet dhe ndihmesat që ka bërë Kryqi i Kuq i Kosovës për shëndetësinë e Kosovës dhe për QKUK.
Hyseni, ofroi mbështetjen e saj dhe të Kryqit të Kuq të K osovës për mbështetje të shërbimeve shëndetësore.