0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryqi i Kuq demanton raportimin për Ukshin Hotin

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i ka quajtur të pasakta raportimet e së hënës në Kosovë lidhur me gjetjen e eshtrave të politikanit dhe filozofit, Ukshin Hoti e që i atribuohen një burimi nga ky komitet.

“KNKK-ja dëshiron të theksojë fuqishëm se ky raportim është krejtësisht i pasaktë dhe nuk bazohet në asnjë informatë të marrë nga KNKK-ja”, thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Për më tepër, KNKK-ja bashkëndjen fuqishëm me familjarët e profesorit Hoti, në të cilët ky artikull ka pasur ndikim të keq emocional. Raportimi i pasaktë vetëm ua shton shqetësimin familjarëve të personave të zhdukur”.

Tutje në përgjigje thuhet se përgjegjësia për t’i informuar familjarët për identifikimin e të dashurve të tyre u takon vetëm autoriteteve përkatëse qeveritare që merren me çështjen e personave të zhdukur.

“Si rregull, emrat e të identifikuarve nuk u jepen mediave. Është në diskrecion të familjarëve që ta bëjnë këtë, nëse duan”, thuhet ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img