Nënkryetari i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili ishte në krye të protestës së opozitës e cila u mbajt, tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.
Ai tha se qeveria po dridhet, ndërsa theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë deri në vendosjen e qeverisë teknike, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv.
“Sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh: Jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë qetësi. Qytetarët sot i dhanë leksion Ramës”, u shpreh Noka.
Narkosi duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Ata janë duke u dridhur, të tërbuar pasi forca e qytetarëve iu ka kallur datën”, shtoi nënkryetari.
Kjo protestë ishte e dhunshme, në fillim u djeg një gomë para Presidencës.
Më pas protestuesit hodhën molotov te objekti i Kryeministrisë, i cili u përfshi nga flakët.
Protestuesit kanë vendosur që zjarrin ta përhapin dhe në zona të tjera të kryeqytetit. E teksa bllokuan rrugën dhe makinat që të kalonin, disa protestues i kanë vendosur zjarrin dhe një stacioni autobusi në bulevard.
Nga protesta e dhunshme, Policia e Shteti tha se 10 efektivë të saj janë lënduar, ku njëri nga ta u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në spitale u dërguan edhe tre qytetarë që mbetën të lënduar.