Spitali i Pejës ka njoftuar se dje kanë kryer një operacion të ndërlikuar tek një pacient i moshës 62 vjeçare.
Sipas njoftimit tek ai është ndërhyrë në kokën e pankreasit për shkak të një tumori me me natyrë neuroendokrine.
“Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme profesionale me profesionistë nga Italia, këtë javë është realizuar një ndërhyrje operative tepër e ndërlikuar, Pacientit të moshës 62 vjeçare i është ndërhyrë në kokën e pankreasit për shkak të një tumori me me natyrë neuroendokrine. Gjendja pas operative e pacientit është e mirë dhe stabile. Ky operim i suksesshëm është realizuar nga ekipi e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare nga Italia, Dr. Fazli Shala, Dr. Sejfedin Burri, si dhe Anesteziologët Dr. Brahim Meha, Dr. Halit Gashi si dhe Instrumentaret dhe teknikët e Anestesionit”, thuhet në njoftim.