Sot në Spitalin Regjional të Pejës është realizuar me sukses një operacion mjaft sfidues, për heqjen e tumorit në veshkë.
Urologu kosovar, Shkelzen Elezaj dhe ekipi i tij kanë kryer një intervenim të suksesshëm në veshkë ndaj një pacienti, duke i hequr një tumor mbi 14 centimetra.
Elezaj ka bërë të ditur se ky ishte intervenimi i dytë në pacient me tumor të veshkës brenda një jave.
Sipas tij, të dy pacientët kanë qenë me tumor mbi 14 cm dhe mjaft sfides për ta, por që intervenimet kanë kaluar ka komplikime dhe pa nevojë për transfuzion të gjakut.
Postimi i tij:
Province, province, por po punohet…
Intervenimi i dyte ne pacient me tumor te veshkes brenda nje jave. Vlen te ceket se te dy pacientet kan qene hiper obez, me tumor mbi 14 cm dhe mjaft sfidues per ekipen operatore. Qka eshte me rendesi intervenimet kaluan pa komplikime dhe pa nevoje per transfuzion te gjakut.
Falenderojme ekipen operative, ekipen e anestezionit dhe instrumentaret.