-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu thotë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’

Në marrëvshjen e BE-së ku Kurti e Vuçiq u pajtuan për ta zbatuar atë, sipas zëdhënësit e Qeverisë, Përparim Kryeziu parashihet urgjencë vetëm në rastin e çështjes së të zhdukurve, derisa termi ‘Asociacion’, sipas tij nuk përmendet në asnjë paragraf.

‘Asociacioni’ sipas tij, përmendet vetëm në marrëveshjet e nënshkruara të vitit 2013-2015.

Ai në Prime Time thotë se në nenin 7 të marrëveshjes së dakorduar në Ohër, kërkohet angazhim i menjëhershëm, por që s’ka substancë të komunave me shumicë serbe.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është cështja e marrëvshjes e cila nuk përmbanë as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe. Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjerëhershëm është pika 7 e marrëvshjes e cila nuk përmbanë trmin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe. Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjindet vetëm në marrëvshjet e vitit 2013 e 2015 që përfshihen në pikën 10 të nenit dhe janë në mesin e 39 të tjerave. Me apo pa vetëdije, nuk i bëjmë shumë nderë vendit kur pikën 10 e reduktojmë vetëm në marrëvshjet paraprake të Asociacionit.”, deklaroi Kryeziu në Prime Time në Kanal10.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img